Njohja e kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor, master dhe doktoratë.
Mëso më shumëAplikimi bëhet përmes plotësimit të formularit online si dhe ngarkimit të dokumentacionit tuaj.
Vlerësimi i aplikacionit kryhet nga stafi jonë për të parë nëse aplikacioni juaj është i kompltuar dhe i plotëson kushtet për shqyrtim.
Verifikimi i të dhënave tuaja personale dhe të edukimit tuaj kryhet nga stafi ynë në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse dhe institucionin e arsimit përkatës.
Vlerësimi i aplikacionit nga komisioni profesional i Ekspertëve të fushës kryhet sipas nevojës.
Aplikacioni shqyrëtohet në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për Njohje të Diplomave (KSHNJ).
Pas shqyrtimit të aplikacionit tuaj mirret vendim dhe ju do të njoftoheni në formë elektronike për vendimin.
Në çdo kohë ju mund ta kontrolloni statusin e aplikacionit tuaj dhe gjithashtu të gjeni edhe informatat shtesë, mesazhe / njoftime etj. në lidhje me aplikacionin tuaj.
* Të dhënat në lidhje me aplikacionin tuaj mund ti gjeni në mesazhin e dërguar përmes email kur keni aplikuar
Aplikime në proces
Të njohura
Të refuzuara
Shtetet e aplikantëve
Ne vazhdojmë të punojmë, dhe këta numra do të përditësohen vazhdimisht për të reflektuar rezultatin e punës tonë
Ligji nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës
Udhëzimi Administrativ (MASHT) nr. 12/2018 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave, gradave dhe kualifikimeve të Shkollave të Larta Profesionale dhe Universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës