Njohja e kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës
Përshkrimi:
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor, master dhe doktoratë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Të diplomuarit të cilët i kanë përfunduar studimet në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që në diplomë origjinale dhe certifikatë të notave të vendosin vulën apostile.
Në mungesë të ndonjë nga dokumentet e shënuara më sipër, kërkesa nuk do të shqyrtohet;
NARIC dhe Komisioni i ekspertëve mund të kërkojë edhe dokumente shtesë në raste të caktuara.
Noterizimi i dokumenteve dhe përkthimi duhet të bëhet në Republikën e Kosovës.
Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk kthehen.
Ligji nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës
Udhëzimi Administrativ (MASHT) nr. 12/2018 Parimet dhe procedurat e njohjes së diplomave, gradave dhe kualifikimeve të Shkollave të Larta Profesionale dhe Universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës