Duke u ngarkuar...

NARIC KOSOVA - QENDRA KOMBËTARE PËR NJOHJE TË DIPLOMAVE

Njohja e kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës

Aplikimi online
Përshkrim i shkurtër

NARIC Kosova

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor, master dhe doktoratë.

Mëso më shumë

Procesi i njohjes. Si funksionon?

1

Aplikimi online

Aplikimi bëhet përmes plotësimit të formularit online si dhe ngarkimit të dokumentacionit tuaj.

2

Vlerësimi i aplikacionit

Vlerësimi i aplikacionit kryhet nga stafi jonë për të parë nëse aplikacioni juaj është i kompltuar dhe i plotëson kushtet për shqyrtim.

3

Verifikimi i të dhënave

Verifikimi i të dhënave tuaja personale dhe të edukimit tuaj kryhet nga stafi ynë në bashkëpunim me autoritetet përgjegjëse dhe institucionin e arsimit përkatës.

4

Vlerësimi i ekspertëve

Vlerësimi i aplikacionit nga komisioni profesional i Ekspertëve të fushës kryhet sipas nevojës.

5

Vlerësimi nga KSHNJ

Aplikacioni shqyrëtohet në mbledhjen e Këshillit Shtetëror për Njohje të Diplomave (KSHNJ).

6

Vendimi

Pas shqyrtimit të aplikacionit tuaj mirret vendim dhe ju do të njoftoheni në formë elektronike për vendimin.

Kontrollo statusin online

Në çdo kohë ju mund ta kontrolloni statusin e aplikacionit tuaj dhe gjithashtu të gjeni edhe informatat shtesë, mesazhe / njoftime etj. në lidhje me aplikacionin tuaj.

* Të dhënat në lidhje me aplikacionin tuaj mund ti gjeni në mesazhin e dërguar përmes email kur keni aplikuar

Rezultatet e punës tonëNdër vite, ne kemi shqyrtuar shumë aplikime të qytetarëve. Këta numrat tregojnë rezultatin e punës tonë

66+

Aplikime në proces

7000+

Të njohura

600+

Të refuzuara

1

Shtetet e aplikantëve

Ne vazhdojmë të punojmë, dhe këta numra do të përditësohen vazhdimisht për të reflektuar rezultatin e punës tonë

Njoftimet e funditTë rejat e fundit nga NARIC-Kosova

Lexo më shumë